Një çift i përbërë nga një burrë serb lokal dhe një grua shqiptare nga Shqipëria është kërcënuar nga tre persona në Banjskë të Zveçanit.
Sipas raportimit të gazetarit korrespondent Urall Boshnjaku, dyshohet jozyrtarisht se kërcënimi ka motive etnike, njofton Klankosova.tv.
Pas disa kërcënimeve të marra, çifti ka lajmëruar Policinë e Kosovës, e cila ka ndërhyrë dhe ka marrë në intervistim të dyshuarit.
Boshnjaku raportoi në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se raste të ngjashme janë shënuar edhe me çifte të tjera me përkatësi të ndryshme etnike në këtë zonë.
Ndiqni raportimin e plotë, në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>