Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas publikimit të komunikimit në seancën e mbyllur mes ish-presidentit Hashim Thaçi, trupit gjykues dhe prokurorit John Devaney, duke e cilësuar një ngjarje të tillë si shokuese dhe si skandal të pashembullt në drejtësi.
“Një njeri që dje kishte pozitën e rojës, sot është ngritur në postin e prokurorit që i ndjek po ata burra që i kishte pasur nën kontroll. Ky transformim i shpejtë dhe i dyshimtë është dëshmi e qartë se procesi kundër udhëheqësve të UÇK-së po zhvillohet në kushte të padrejta, të njëanshme dhe fyese për popullin e Kosovës”.
“Ne, kategoritë e dala nga lufta, e shohim këtë si turpërim dhe poshtërim të drejtësisë ndërkombëtare. Ne nuk do të heshtim, kjo është edhe një arsye më shumë për të protestuar me dinjitet dhe vendosmëri në Den Haag, më 14 shtator, ora 14:00, për të kërkuar drejtësi të vërtetë për luftën tonë çlirimtare dhe për udhëheqësit tanë.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!