Keqtrajtimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Gruda: Po institucionalizohet padrejtësia

Keqtrajtimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Gruda: Po institucionalizohet padrejtësia

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, e ka quajtur të papranueshme qasjen kërcënuese të prokurorit special në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Siç shkruan Gruda, kjo çfarë po ndodhë në Hagë, është legjitimim i padrejtësisë, transmeton klankosova.tv.

”Kjo është e papranueshme. Të trajtohet në këtë mënyrë njeriu që ishte në ballë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, është fyerje jo vetëm ndaj figurës së tij, por edhe ndaj gjithë popullit dhe shtetit të Kosovës.

Një gjykatë që lejon praktika të tilla, duke harruar parimet themelore të drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor, e humb kredibilitetin e saj dhe shkel mbi besimin dhe pritjen që populli i Kosovës kishte që ajo të ofrojë drejtësi me standarde evropiane.

Kjo që po ndodh në Hagë është institucionalizim i padrejtësisë”.

The post Keqtrajtimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Gruda: Po institucionalizohet padrejtësia appeared first on Klan Kosova.