Keqtrajtimi i fëmijës nga edukatorja në Pejë, detaje të reja

Foto ilustruese

Tetori nisi me një ngjarje tronditëse në qytetin e Pejës.

Një edukatore e një çerdheje u arrestua dhe u ndalua për 48-orë, për keqtrajtimin e një fëmije, transmeton Klankosova.tv.

Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.

“Një edukatore është arrestuar për 48 orë, për keqtrajtimin e një fëmije në një çerdhe. Kështu ka bërë të ditur Shkodran Nikçi. Nikçi tha se ‘Me urdhër të Prokurorit të shtetit, një edukatore në çerdhe për shkak të keqtrajtimit të një fëmije është ndaluar për 48-orë’. Nikçi nuk ka bërë të ditur nëse institucioni i çerdhes është publik apo privat, mirëpo siç po qarkullon në rrjete sociale, bëhet fjalë për edukatoren A.K., megjithëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht”, u shpreh Daci.

Arrestohet edukatorja në Pejë për keqtrajtim të një fëmije

The post Keqtrajtimi i fëmijës nga edukatorja në Pejë, detaje të reja appeared first on Klan Kosova.