Një 24-vjeçare është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se keqpërdori kartela bankare.
Sipas njoftimit të policisë, 24-vjeçarja A.G., është arrestuar pas një pune hetimore operacionale të policisë, dhe në koordinim me prokurorin i është iniciuar rast për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, transmeton klankosova.tv.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar dhe njëkohësisht fton qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në mbrojtjen e të dhënave personale e bankare”.
The post Keqpërdori kartelat bankare, arrestohet një 24-vjeçare në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.