“Këpuca e artë”, është një nga çmimet kryesore individuale në karrierën e futbollistëve.
Ky çmim ndahen çdo vit në fund të sezonit, për golashënuesit në ligat kryesore evropiane.
Për ta marrë këpucën, llogariten golat e shënuara si dhe numri i pikëve, varësisht prej vështirësive në ato liga.
P.sh Në top ligat evropiane, koeficienti për një gol në Premier League, La Liga, Bundesliga, Serie A e Ligue 1 është 2.
Ndërsa në Portugali e Holandë është 1.5.
Aktualisht, në garën për “Këpucën e Artë”, i pari është Mohamed Salah, i cili ka 25 gola në Premier League, derisa në vendin e dytë e të tretë me gola të njëjtë janë Harry Kane (Bayern Munchen) dhe Mateo Retegui (Atalanta), me nga 21 gola të shënuar.
I katërti renditet Robert Lewandowski i Barcelonës me 20 gola, derisa Alexander Isak e Erling Haaland zënë pozitat pesë dhe gjashtë me nga 19 gola.
18 gola i ka tashmë lojtari i Cityt, Omar Marmoush, 16-të prëj të cilave i kishte shënuar me Eintracht Frankfurt.
I teti është Chris Wood me 18 gola të shënuar, derisa në pozitën e nëntë, me koeficient 1.5 – është Viktor Gyokeres, i cili ka shënuar 23 gola në elitën e futbollit portugez.
Top 10-shen e përmbyll francezi Ousmane Dembele me 17 gola, aq sa ka edhe bashkëkombasi i tij, Kylian Mbappe me Realin në La Liga, por që zë pozitën e 11-të.
Nga lista për “Këpucën e Artë”, deri më sot 24 shkurt, më së shumti gola ka shënuar Alex Tamm, që luan te Olimpija Ljubljana, i cili ka shënuar 30 gola.
Por, fatkeqësisht ai luan në një ligë me nivel më të ulët, dhe koeficienti i tij është 1, kështu që ka vetëm 30 pikë, duke u pozicionuar i 13-ti në listë.
Ky çmim ipet në fund të muajit maj ose në fillim të muajit qershor, varësisht se kur përfundojnë të gjitha ligat evropiane.
“Këpuca e artë”, ndahen nga European Sports Media.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>