Këngëtarja shqiptare Rinesance zbulon detaje nga beteja e saj me tumorin: Rruga përpara është hala e gjatë…

news image

Kohë më parë, Rinesa, artistja e re që ka fituar zemrat e publikut me talentin dhe praninë e saj, bëri të ditur se po përballej me një sfidë të rëndë shëndetësore.

Ajo kërkoi ndihmë për trajtimin e tumorit në kokë, dhe reagimi i qytetarëve ishte i menjëhershëm dhe i jashtëzakonshëm. Për pak orë u mbledh shuma e nevojshme për trajtimin e saj, duke treguar fuqinë e solidaritetit të publikut.

Pas një periudhe heshtjeje, Rinesa vendosi të rikthehet me një falënderim të sinqertë për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim të vështirë. “Hej njerëz, veç deshta me ju falënderu prej zemre për krejt donacionet dhe shpërndarjet që i keni bo për shërimin tem. Përnime e kom pas pak vështirë me besu krejt at’ përkrahje që e keni dhon edhe aq shpejt — e po du me ju thanë që secili cent ka ndihmu e është tu ndihmu shumë, n’çdo aspekt.”, shkroi ajo.

Artistja pranoi se nuk i ka ardhur lehtë të kërkojë ndihmë, veçanërisht financiare, duke theksuar se është rritur në një familje që i vlerëson sakrificat dhe djersën e secilit. Megjithatë, mbështetja e publikut i ka lehtësuar ndjeshëm barrën.

“Rruga përpara është hala e gjatë — me terapi rrezatimi, rehabilitim e fizioterapi. Jom tu punu çdo ditë me e rikthy fuqinë e stabilitetin n’trupin e mendjen tem.”, shtoi Rinesa, duke nënvizuar se beteja e saj vazhdon, por tashmë nuk ndjehet vetëm.

Ajo kërkoi ndjesë për vonesën në shprehjen e falënderimit, duke u shprehur se muajt e parë kanë qenë tejet të rëndë për të. “Ju du pa masë.

Faleminderit që jeni tu ecë përkrah meje në këtë rrugëtim,” përfundoi mesazhin e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/