Këngëtari i njohur Dani në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ka folur për jetën personale, familjen, miqtë e vjetër dhe karrierën muzikore.
Ai ka zbuluar se prej shumë vitesh nuk ka pritur mysafirë në shtëpinë e tij në qytetin e Pejës.
“Moti shumë shumë, 15 vjet ndoshta nuk kam pritur mysafirë në shtëpi. Te shtëpia nuk kam pasë qejf se jetoj vetëm me Andin (djalin), çka do të thotë një shtëpi pa grua. Kjo është arsyeja pse nuk kisha qejf. I kom refuzu krejt tjerët përpara,” ka treguar Dani gjersa foli rreth asaj se si ia hapi dyert e shtëpisë për intervistë gazetares Gentiana Gashi, njofton Klankosova.tv.
Këngëtari ka folur edhe për miqtë dhe bashkëpunëtorët me të cilët ka kaluar dekada.
“Me miqtë me të cilët e kaloj kohën, fati im është pse i kam shokë para 50 vjetëve më së paku, që do të thotë shoqëria me ta më vazhdon edhe sot. Me bashkëpunëtorë, bashkëpunoj me të njëjtit, disa me të cilët kam bashkëpunuar, nuk jetojnë më, kanë ndërruar jetë”, tha ai mes tjerash.
Intervistën e plotë tij mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:


