Kendall Jenner i largohet stresit të Javës së Modës në një spa luksoze austriake prej mbi pesë mijë euro në javë

A shihni vija të drejta apo të lakuara në imazh?

Pas një sezoni të ngarkuar të Javës së Modës në Paris, Kendall Jenner ka zgjedhur t’i rikthehet qetësisë dhe kujdesit për trupin në një qendër mjekësore luksoze në Austri.

Sipas Daily Mail, 29-vjeçarja kaloi disa ditë në Klinikën e famshme Mayr, një nga resortet më të njohura të detoksifikimit në botë, e preferuar nga yje si Nicole Kidman, Naomi Campbell dhe Karlie Kloss.

Programi i saj përfshinte analiza të gjakut dhe hormoneve, trajtime me pika intravenoze, terapi oksigjeni dhe një test funksional për kapacitetin e mushkërive.

Me një kosto që kap 5 mijë funte në javë (rreth 5,800 euro), klinika u ofron vizitorëve plane të personalizuara detoksi, masazhe mjekësore dhe dieta strikte për pastrimin e trupit nga toksinat.

Burime pranë modeles thanë se Kendall qëndroi për disa ditë “vetëm për të rivendosur trupin e saj” pas angazhimeve të shumta në pasarela.

Ajo ka përfituar nga trajtimet intensive dhe, sipas raportimeve, e ka kaluar kohën duke lexuar dhe duke ndjekur rutinën e qetë të klinikës.

Klinika Mayr, e vendosur në brigjet e liqenit Wörthersee, është e njohur për programet e saj të rrepta, por efektive, që premtojnë humbje peshe dhe rigjenerim energjie brenda pak ditësh.

Pas pjesëmarrjes në sfilatat e Chanel dhe L’Oréal, që e mbajtën në qendër të vëmendjes gjatë Javës së Modës, Kendall duket se ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të rigjetur ekuilibrin, larg skenës dhe dritave të reflektorëve. /Telegrafi/