Në tubimin e sotëm të LDK-së, kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, tha se në planin 4 vjeçar ka në plan t’i shpenzojë 55 milionë euro për investime kapitale.
Osmani shtoi se Fushë-Kosova u bë shembull zhvillimi edhe në rajon, andaj, sipas tij, kjo komunë kurrsesi s’bën t’i jepet tjetërkujt në menaxhim, e aq më pak Vetëvendosjes, raporton Klan Kosova.
E lideri i partisë, Lumir Abdixhiku, fillimisht lavdëroi atë që e udhëhoqi këtë komunë nga paslufta, Burim Berishën.
Ndaj për ta vazhduar transformimin e Fushë-Kosovës, sipas tij, kandidati më ideal ishte Besnik Osmani. /Klankosova.tv
The post Këmbëngulja e Abdixhikut: Veç Besnik Osmani e zëvendëson Burim Berishën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.