Pas mbylljes së seancës së 41-të konstituive nga kryesuesi Avni Dehari, deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate kanë qëndruar edhe më tutje në sallën e Kuvendit, duke debatuar rreth gjendjes në të cilën është vendi.
Ky veprim është përkrahur nga gazetar dhe autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi.
Kelmendi deklaroi se kjo është dashur që të ndodh më herët.
“Ky është hap të cilin është dashur ta ndërmarrin që në fillim deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NSD-së. Bënë mirë. Ata përfaqësojnë shumicën e deputetëve shqiptarë, janë 52, si dhe shumicën e votave shqiptare në Kosovë. Shumica e deputetëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës sot kanë qëndruar në sallë edhe pasi që një koleg i tyre deputet e mbylli seancën. Shumica e shqiptarëve të Kosovës, si dhe shumica e komuniteteve pakicë, dëshirojnë që Kosova të ketë Kuvend”, deklaroi ai.
Sipas tij deputetët e këtyre subjekteve treguan se duan të votojnë.
“Ata treguan se duan ta konstituojnë Kuvendin. Ata treguan se nuk lejojnë që një person, si rastësori Avni, t’ua përcaktojë mënyrën se si votohet, por jo se nuk duan të votojnë. 48 deputetë të tjerë shqiptarë dhe disa të komuniteteve pakicë e lëshuan Kuvendin. Pa votuar për kryesinë e Kuvendit. Ata e kanë më të rëndësishme formën e votimit, sesa vetë funksionalizimin e Kuvendit të shtetit. Po ndahet shapi prej sheqerit”, theksoi ai transmeton Klankosova.tv.
The post Kelmendi: Shumica e shqiptarëve e shumica e komuniteteve duan që Kosova të ketë Kuvend appeared first on Klan Kosova.