Autori i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas njoftimit se ShBA-ja ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se ky vendim i ShBA-së është “shuplaka më e madhe” ndaj Kosovës ndonjëherë.
“E mbërrijtëm edhe këtë dorë dite! ShBA-ja ia jep shuplakën më të madhe Kosovës”, shkroi Kelmendi.
Në ndërkohë, ai kujtoi se janë bërë tre vjet nga masat ndëshkuese të BE-së.
“A po e kuptoni ku na kanë sjellë?! Dikush nuk e kupton kurrë, fatkeqësisht”, u shpreh ai.
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, sot ka thënë se vendi i saj ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën për shkak të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti. Veprimet e ekzekutivit kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”, tha sot ambasada amerikane në Prishtinë. /Klankosova.tv
The post Kelmendi: ShBA-ja ia jep shuplakën më të madhe Kosovës appeared first on Klan Kosova.