Gazetari dhe publicisti i njohur, Adriatik Kelmendi tha se përderisa sot u paralajmërua për mot me shi në Hagë, atje në fakt doli dielli.
Për këtë, Kelmendi tha se ka shpresë që do ketë gjykim të drejtë për të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
“Po besoj që mund të ketë pasur optimizëm po besoj që i tejkaloi të gjitha parashikimet edhe prania e shumë qytetarëve që kishin paralajmëruar që do vinin nga të gjitha vendet ku jetojnë”, u shpreh Kelmendi.
“Duke qenë që ne prisnim të kishte shi sot, por e pamë që doli dielli, kjo të jep shpresë që do të ketë gjykim të drejtë në fund. Ajo që duhet nënvizuar është sidomos deklarata e ish-ambasadorit Bosch, i cili tha një të vërtetë të madhe. Ai tha se ka pasur një koordinim mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shteteve aleate të NATO-s”, tha tutje ai në “Speciale” të Klan Kosovës.
The post Kelmendi: Prisnim shi sot në Hagë, por doli dielli – ka shpresë për gjykim të drejtë appeared first on Klan Kosova.