Thursday, January 15, 2026
spot_img
HomeLajmeKelmendi kritikon ashpër “N’Post” për vonesat në dorëzimin e kartelës së bankës:...

Kelmendi kritikon ashpër “N’Post” për vonesat në dorëzimin e kartelës së bankës: Jo posta më stabile, por posta më idiote në vend

Adriatik Kelmendi, autori i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, ka publikuar një postim në Facebook ku ka shprehur pakënaqësinë e tij për shërbimet e kompanisë “N’Post”, pas vonesave në dorëzimin e kartelës së tij të kreditit nga ProCredit Bank.

Sipas Kelmendit, kartela e tij u mor nga posta më 13 janar, por deri të enjten nuk ishte dorëzuar ende.

Ai tregon se ka kontaktuar disa herë me shërbimin për konsumatorë dhe ka kërkuar dorëzim të shpejtë, por përgjigjet që ka marrë kanë qenë të njëjta: vonesë dhe mosdorëzim.

“Shërbimi që e quan veten ‘postë e shpejtë’ e merr kartelën e kreditit prej ProCredit Bank ditën e hënë, sot e enjte ende nuk e dorëzon. I thirra dje për t’i pyet pse nga e hëna ende nuk e kam pranu porosinë, thanë s’kemi arritë me i procesu krejt dërgesat se kemi shumë. I thashë a mundet nesër në mëngjes, para se të shkoj në punë. Thanë, po, pa problem. Sot më thërret postieri në 12:17. I thashë nuk jam në shtëpi, se nuk erdhët në mëngjes. Leje te kutia e letrave. Tha, s’bën. Leje te një person në hyrje të lagjes. Tha, s’bën. Bjere në Klan Kosova. Tha, s’muj. Pas pak minutash më erdhi sms ‘Pranuesi nuk lajmërohet në telefon’”, shkruan Kelmendi.

Ai tregon se ka kontaktuar edhe njëherë me numrin e konsumatorëve dhe është njoftuar se kartela do të dorëzohej “shumë shpejt”, por deri në orën 16:30 asgjë nuk kishte ndodhur.

“Po më vjen keq, s’kemi çka me të ba, zotni. Veç nesër. E si, prej të hënës deri të premten, krejt një javë nuk ma keni sjellë kartelën e bankës, material sensitiv, edhe thoni jeni postë e shpejtë?! Posta e shpejtë nënkupton brenda ditës, ose më së largu ditën tjetër. Zotni, kurku në botë nuk ta bjen posta brenda ditës. S’kam çka me të ba. More ju jo brenda ditës e as të nesërmen, por shkoi java edhe nuk e sollët. Zotni, s’kam çka me të ba. Ja thashë, kam unë çka bëj. Do të kujdesem që krejt ta marrin vesh se sa efikas jeni edhe mundësisht kurrë të mos kemi punë me ju,” ka shkruar Kelmendi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT