Kandidati i PDK-së për kryetar të Obiliqit, Nysret Kelmendi, ka shpalosur planet e tij katërvjeçare në rast se do të bëhet kryetar i kësaj komune.
Kelmendi tha se garojnë me një platformë zhvillimore, e cila sipas tij, bazohet në projeksionin buxhetor që e ka komuna e Obiliqit.
Ai premtoi hapje të qytetit, që tha se nënkupton bashkimin e tij, pasi u shpreh se është hekurudha ajo që e mban Obliqin tash e 12 vite të ndarë.
“Ne do t’i bëjmë dy nënkalime, me rrethrrotullim për vetura që do ta bashkoj pjesën lindore dhe pjesën perëndimore. Pra, do ta bëjmë një bashkim të qytetit përmes dy nënkalimeve duke u bazuar në projeksione që i ka komuna”, tha Kelmendi në Edicionin Special në Klan Kosova.
Tutje, Kelmendi premtoi se brenda dy viteve të para të mandatit katërvjeçar do të ketë ngrohje qendrore për të gjithë qytetarët e Obiliqit.
“Ngrohjën qendrore do ta bëjmë gjatë mandatit katërvjeçar, por që në dy vitet e para do të përfundoj ngrohja qendrore për të gjithë qytetarët. Është premtuar qe 12 vite nga kryetari, por ende qytetarët s’kanë ngrohje qendrore”, u shpreh ai.
The post Kelmendi i PDK-së premton nënkalime e ngrohje qendrore për Obliqin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.