E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kelmendi-hoxhaj-ne-rubikon-pro-koalicionit-me-lvv-ne-memli-ne-nje-studio-tjeter-kunder/Kelmendi: Hoxhaj në Rubikon pro koalicionit me LVV-në, Memli në një studio...

https://klankosova.tv/kelmendi-hoxhaj-ne-rubikon-pro-koalicionit-me-lvv-ne-memli-ne-nje-studio-tjeter-kunder/Kelmendi: Hoxhaj në Rubikon pro koalicionit me LVV-në, Memli në një studio tjetër kundër – Klan Kosova

Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, ka folur pas intervistës që e pati me anëtarin e kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj.

Kelmendi e përmendi deklarimin ekskluziv të Hoxhajt i cili tha se në zgjedhjet e ardhshme planifikon të kandidojë për kryetar të PDK-së dhe theksoi së do ta votonte një koalicion PDK-VV.

“Të gjitha këto, derisa në një studio tjetër, në orar të njëjtë, Memli Krasniqi, i rizgjedhur kryetar gjatë vikendit, po e thoshte krejt të kundërtën, se LVV-ja nuk mund të llogarisë në koalicion me PDK-në dhe se ‘e kanë listën serbe’”.

“Vijat e kuqe me LVV-në, Hoxhaj i quajti kalkulime parazgjedhore të partive. Përndryshe, intervista e Hoxhajt në Rubikon nuk ishte e paralajmëruar në faqen në Fb të PDK-së, derisa paraqitjet e tjera televizive po”, shkroi Kelmendi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Kelmendi tha se kjo është garë e brendshme e ideve në PDK, mes ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Hoxhaj, me kryetarin aktual, Krasniqin.

The post Kelmendi: Hoxhaj në Rubikon pro koalicionit me LVV-në, Memli në një studio tjetër kundër appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT