E diel, 4 Maj, 2025
spot_img
HomeShowbizKelly rrëfen për bashkëpunimet me Eglin dhe Xhenetën, tregon se me cilën...

Kelly rrëfen për bashkëpunimet me Eglin dhe Xhenetën, tregon se me cilën do të punonte përsëri – Telegrafi

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Kelly, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ndau me publikun përjetimet nga rrugëtimi i tij në ‘reality show’ dhe sfidat që ka përjetuar në jetën personale.

Në një bisedë të sinqertë, Kelly rrëfeu për momentet e vështira që ka kaluar kur bashkëshortja e tij u përball me probleme shëndetësore, një periudhë që e quajti ndër më të rëndat në jetën e tij.

Kelly foli edhe për bashkëpunimet e fundit muzikore, ku në dy videoklipe të tij kanë marrë pjesë Egli dhe Xheneta.

Foto: Screenshot/YouTube

I pyetur fillimisht se si e shihte Eglin — si këngëtare apo aktore më të mirë — Kelly tha se ajo i ka të dyja talentet.

Ai tha se Egli është artiste në çdo aspekt, por si këngëtare shkëlqen sepse këndon me shpirt dhe jep shumë nga vetja në muzikë.

Sa i përket Xhenetës, Kelly sqaroi se ajo ishte përzgjedhur nga një agjenci kastingu dhe se nuk e kishte njohur më parë.

Ndërsa Egli është mikesha e bashkëshortes së tij, gjë që e bëri përfshirjen e saj në klip edhe më të natyrshme.

“Nëse flasim për zgjedhjen si modele për videoklip, ndoshta Xheneta ishte më adekuate, sepse ky është profesioni i saj. Por si këngëtare, padyshim do të bashkëpunoja me Eglin”, shtoi ai.

Në fund, Kelly përmendi edhe disa projekte të tjera muzikore që ka me Gjestin, duke lënë të kuptohet se rruga e tij artistike do të vijojë me bashkëpunime të reja dhe krijimtari. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT