Artisti i njohur Kelly ka ndarë së fundmi disa prapaskena interesante rreth bashkëpunimeve të tij me dy emra shumë të komentuar në rrjetet sociale dhe median rozë: Egli Tako dhe modelen Xheneta, raporton Gazeta Sinjali.
I ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, Kelly tregoi se lidhja me Eglin erdhi natyrshëm gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
“Egli është mikeshë e Enisës dhe tashmë edhe mikeshë e imja, sepse kur kalon dy muaj brenda një shtëpie, krijon edhe lidhje të forta,” tha ai.
Ndërkohë, njohja me Xhenetën ka qenë krejt ndryshe, pasi ndodhi në kuadër të një projekti muzikor.
“Me Xhenetën nuk njihesha më parë. Ajo u përzgjodh si protagoniste e klipit tim përmes një agjencie, që ma sugjeroi si modele,” tregoi këngëtari.
Kelly sqaroi se të dyja vajzat kanë pasur role të ndryshme në projektet e tij artistike, duke vlerësuar profesionalizmin e secilës.
“Egli është artiste, këngëtare dhe në videoklip mori pjesë për miqësi. Ndërsa Xheneta është modele profesioniste, dhe për atë rol ishte zgjedhja më e përshtatshme,” u shpreh ai.
I pyetur për talentin artistik, Kelly nuk nguroi të veçojë Eglin për potencialin e saj muzikor:
“Si këngëtare, Egli është më mirë. Ka shpirt dhe jep nga vetja”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);