Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka mbajtur mbledhje, ku ka marrë vendim që ta lirojë nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, Bekir Gërgurin dhe zëvendës Kryeshefin Ekzekutiv, Ramadan Budakovën, që ishin ushtrues të detyrës tash e një vit.
Sipas njoftimit, Bordi i Drejtorëve po ashtu ka marrë vendim për shpalljen e konkursit publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, konkurs ky që do të shpallet të hënën.
“Në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.) të KEK Sh.A., Bordi ka emëruar z. Gramos Hashani, i cili deri tani ka mbajtur pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit (ZKFTH) në KEK Sh.A. Ndërsa, në pozitën e ZKFTH (u.d.) të KEK Sh.A., është emëruar z. Gëzim Paci, i cili deri tani ka mbajtur pozitën Menaxher i Pasurisë në Divizionin e Financave”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, KEK-u tha se falënderon Gërgurin dhe Budakovën për kontributin e tyre, e sidomos për menaxhimin e situatës së krijuar pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.
The post KEK-u liron nga detyra u.d e Kryeshefit Ekzekutiv dhe zëvendësin e tij, shpall konkurs për këto pozita appeared first on Klan Kosova.