Pas ankesave të banorëve të fshatit Koliq për mungesën e energjisë elektrike, KEDS ka siguruar se ka angazhuar ekipe shtesë që po punojnë intensivisht në terren për të riparuar dëmet në rrjetin elektrik.
Në një përgjigje për klankosova.tv, zëdhënësi i KEDS, Lulzim Krasniqi, ka sqaruar ndër tjera se problemet janë shkaktuar nga dëmet e mëdha të shkaktuara nga moti i lig dhe bora më 2 tetor, të cilat kanë dëmtuar shtyllat dhe përçuesit elektrikë.
”Siç kemi paralajmëruar përmes rrjeteve sociale fundjavën e kaluar, shkaku i borës dhe motit të lig në vendin tonë, janë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik shpërndarës. Dëme të tilla janë shkaktuar edhe në fshatin për të cilën ju flisni, ku akoma ka shtylla të thyera dhe përçues elektrikë të dëmtuar”.
”Kjo është një zonë malore, ku terreni i papërshtatshëm e ka bërë edhe më të vështirë intervenimin e ekipeve të terrenit. Pavarësisht kësaj, KEDS-i ka angazhuar edhe ekipe shtesë të Mirëmbajtjes për të sanuar sa më parë dëmet e shkaktuara në rrjet. Edhe sot këto ekipe gjenden në vend dhe po punojnë intensivisht në mënyrë që konsumatorëve të këtij fshati të afektuar t’u rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”.
Kujtojmë se klankosova.tv, raportoi e para mbi krizën energjetike me të cilën po përballen banorët e kësaj zone, pas një ankese që lexuesit ia besuan redaksisë për ta trajtuar.
Gati një javë pa rrymë, banorët e Koliqit ankohen për krizë energjetike
The post KEDS për mungesën e rrymës në Koliq: Është zonë malore, kemi angazhuar ekipe shtesë për sanimin e problemit appeared first on Klan Kosova.