E diel, 29 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeKEDS-i: Disa vende kanë mbetur pa rrymë, sepse ka konsum rekord

KEDS-i: Disa vende kanë mbetur pa rrymë, sepse ka konsum rekord

Zëdhënësi i KEDS-it Lulzim Krasniqi, ka dhënë përgjigje lidhur me raportimet se disa pjesë të Drenicës, janë pa rrymë për mbi më shumë 24 orë.

Ai për Klankosova.tv tha se disa vende të Kosovës kanë mbetur në këtë gjendje si pasojë e konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, ndërsa theksoi se s’bëhet fjalë për reduktime ose ndalesa.

“Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord, që së fundi po shkon deri në 1500 MW/h, po shkaktohen ngarkesa në asetet elektroenergjetike të KEDS-it në disa vende në Kosovë. Rrjedhimisht nuk bëhet fjalë për reduktime të energjisë elektrike ose ndalesa”,  deklaroi Krasniqi.

Lusim qytetarët tanë që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që munden, në mënyrë që të mos rrezikohen këto astete. Kursimi i saj mundëson operim më tumirë të rrjetit dhe shërbim më efikas”, shtoi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT