KEDS dhe tre punëtorë të akuzuar për vdekjen e kolegut nga rryma gjatë 2023-ës

KEDS dhe tre punëtorë të akuzuar për vdekjen e kolegut nga rryma gjatë 2023-ës

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike SH.A, dhe ndaj të pandehurve A.Z, G.N dhe A.N, për vdekjen e një punëtori të KEDS-it, rast i cili ndodhi në fshatin Levoshë të Pejës më 4 shkurt të vitit 2023.

Sipas komunikatës për media, V.P., derisa ka qenë duke punuar për t’i eliminuar defektet ne rrjetin elektrik “Dalja 10 KV-Maja e Zezë në Pejë” në një moment si pasojë e kushteve të rrezikshme në vendin e punës, vije deri tek kontakti  me rrymën dhe si pasojë vdes në vendin e ngjarjes.

Sipas Prokurorisë, KEDS-i akuzohet për mossigurim të kushteve të punës.

“Sipas aktakuzës, me datë 4 shkurt të vitit 2023, në fshatin Levoshë të komunës se Pejës, i pandehuri  si person juridik “Kompani Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike SH.A”, në cilësinë e përgjegjësit për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës nga pakujdesia, nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat ligjore, ka rrezikuar jetën e njerëzve në atë mënyrë, që i pandehuri në cilësi të pronarit të personit juridik edhe pse ka qenë i detyruar të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, konkretisht në sigurimin e kushteve të sigurta  për punë, nuk ka krijuar kushte të sigurta dhe të shëndetshme të punës për parandalimin e rreziqeve, nën rrjetin largpërçuesve-sipërfaqes mbi të cilën shtrihet rrjeti për të krijuar siguri gjatë ndërhyrjes në linje dhe nuk ka zbatuar organizimin e procesit të punës tek kyçja e rrymës në rrjetë nga ekipi i ndërhyrjes pa i respektuar procedurat në fuqi të parapara me vlerësim të riskut, ashtu që, ditën kritike deri sa i dëmtuari tashmë i ndjeri V.P, punëtor mirëmbajtës i rrjetit  gjatë procesit të punës, duke punuar për t’i eliminuar defektet ne rrjetin elektrik “Dalja 10 KV-Maja e Zezë në Pejë” në një moment si pasojë e kushteve të rrezikshme në vendin e punës vije deri tek kontakti  me rrymën dhe si pasojë vdes në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Prokuroria tutje thotë se tre personat e tjerë të akuzuar janë punonjës të KEDS-it, e të cilët dyshohen për mosveprim të duhur ndaj kolegut të tyre tashmë të ndjerë.

“Kurse, i pandehuri A.Z, në cilësinë e udhëheqësit për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës nga pakujdesia, nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat ligjore dhe në cilësi të përgjegjësit për komunikim me dispeçerin në Qendrën Komunikuese në Pejë, derisa viktima pjesë e ekipit me të pandehurin dhe punëtorin I.Sh ishte duke e kontrolluar rrjetin e energjisë elektrike , i pandehuri, pa u siguruar se viktima nuk ishte në kontakt me rrjetin elektrik, përmes numrit të tij të telefonit, kontakton Qendrën Komunikuese në Pejë, duke i kërkuar që në linjën e lartcekur të lëshohet rryma, dhe në bazë të kërkesës së tij, nga baza lëshohet rryma, ku si pasojë e kësaj viktima V.P, vije deri tek kontakti  me rrymën dhe si pasoj vdes në vendin e ngjarje”.

“Ndërsa i pandehuri, A.N në cilësinë e koordinatorit të rrjetit (udhëheqës në detyrë) përgjegjës për sigurinë në vendin e punës, bashkë me të pandehuri G.N, cilësinë e  ekspert të  sigurisë dhe shëndetit ne punë, nga pakujdesia, edhe pse kanë qenë të detyruar të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, duke mos i respektuar rregullat e lartcekura kanë vënë në rrezik jetë e punëtorëve të KEDS-it, ku si pasojë ka humbur jetën viktima V.P, punëtor i kësaj kompanie”, shton prokuroria./Klankosova.tv.

Për këtë rast tragjik, Klan Kosova pati raportuar po atë ditë.

Ndiqni më poshtë kronikën:

The post KEDS dhe tre punëtorë të akuzuar për vdekjen e kolegut nga rryma gjatë 2023-ës appeared first on Klan Kosova.