Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë realizuar afro 100 mijë kontrolle, nga të cilat mbi 5,300 raste janë identifikuar si keqpërdorime të energjisë elektrike.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo u bë me qëllim që të zvogëlohen humbjet në maksimum.
“Si rezultat i këtyre aksioneve dhe angazhimit maksimal të kompanisë edhe në aspektet e tjera, duke përfshirë edhe kampanja vetëdijesuese, ka ardhur deri te zvogëlimi i humbjeve në 14.49 për qind, ku përfshihen edhe humbjet teknike. Që nga nisja e operimeve-për pak më tepër se 10 vjet, kompania ka arritur tâi ulë për gati 2.5 herë humbjet, të cilat ishin trashëguar në nivel mjaft të lartë”.
“Edhe në pjesën e parë të vitit 2025, aksionet vazhdojnë. Paralel me këtë edhe kampanjat për vetëdijesimin e konsumatorëve. Së fundmi, KEDS ka filluar shpërndarjen e fletushkave në zona të identifikuara si problematike, ku vjedhja e energjisë elektrike është në nivele më të larta”, thuhet në njoftim.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>