Skuadra e KBF Peja 03 ka shënuar një fitore të rëndësishme dhe mbresëlënëse në kuadër të ndeshjeve miqësore parasezonale, duke mposhtur ekipin zviceran Nyon Basket Féminin me rezultat 66-54.
Ky duel, i zhvilluar si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri, solli emocione dhe intensitet, duke ofruar spektakël për të gjithë të pranishmit. Ndeshja u zhvillua në kuadër të turneut përgatitor #PejaTournament, ku Peja 03 tregoi formë të lartë dhe angazhim të plotë ndaj një kundërshtari të fortë siç është kampioni aktual i Zvicrës.
Ky rezultat është një sinjal i qartë se KBF Peja 03 është gati për sfidat e sezonit të ri, me synime të larta dhe formë premtuese.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!