KBF Peja 03 bën hapin e madh – sonte debuton në garat evropiane

news image

Sonte, KBF Peja 03 do të bëjë debutimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke u bërë ekipi i dytë nga Kosova që merr pjesë në fazën e rregullt të garave evropiane për basketboll të femrave.

Pejanet do të përballen me një sfidë të madhe në Republikën Çeke, ku nga ora 19:00 (sipas kohës lokale) do të luajnë si mysafire ndaj skuadrës vendase DSK Levhartice Chomutov, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Ky debutim përbën jo vetëm një hap të madh për klubin e Pejës, por edhe një moment krenarie për gjithë basketbollin kosovar të femrave.

Ekipi nga “Karagaçi” ka përgatitur me seriozitet këtë aventurë ndërkombëtare, duke bërë përforcime të rëndësishme, si me lojtarë vendas ashtu edhe të huaj, me synimin për të qenë sa më konkurrues në skenën evropiane.

KBF Peja 03 synon të kalojë grupin dhe të sigurojë pjesëmarrjen në fazën tjetër të garave, një arritje që do të shënonte një kapitull historik për klubin dhe për basketbollin e femrave në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/