Deri tani e ka prezantuar vetëm brazilianin Tulio Da Silva.
Por nga ana tjetër, Peja ka njoftuar për shkëputjen e kontratës me Musab Malën e Tervell Beck, njofton Klankosova.tv.
Klubi i dytë me më së shumti tituj kampioni në Kosovë, po bëhet gati për një sezon pranevor shumë më efikas, krahasuar me atë vjeshtor, andaj për këtë synim, disa lojtarë kualitativ do të bëhen pjesë e pejanëve.
Pos Da Slivas, ende nuk janë bërë publike emrat e prurjeve, por me faktin se gjiganti ekonomik “Devolli Corporation”, njoftoi muajin e kaluar për vazhdimësinë e investimit te kjo skuadër, tifozët pejanë po presin krejt tjetër fytyrë të ekipit të tyre të zemrës, në vazhdim të kampionatit, raporton Klankosova.tv.
Me tetë fitore e gjashtë humbje, Peja e mbylli vitin 2024 në pozitën e tretë, pas Trepçës së vendit të parë e Bashkimit që ishte i dyti.
Objektivi kryesor i klubit ikonik nga qyteti buzë bjeshkëve të Rugovës, mbetet titulli kampion në ProCredit Superligë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>