Skuadra e KB Bashkimit ka shënuar fitore në shtëpi ndaj KB Pejës në ndeshjen e tretë të play-offit gjysmëfinal.
Ekipi nga Prizreni shënoi fitore në vazhdime me shifrat, 84:78, në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën “Sezai Surroi”, shkruan Indeksonline
Basketbollisti më i mirë i Bashkimit ishte Leon Zeqiri me 27 pikë dhe tri kërcime.
Kurse te skuadra mysafire më i miri ishte Towns me 27 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime.
Me këtë fitore, Bashkimi e çon në 2:1 serinë e fitoreve në këtë play-off. Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Pejë./Indeksonline/