Katërvjeçari Lean Popaj, do të varroset sot në fshatin Fortesë të Rahovecit.
Ceremonia mortore për vogëlushin do të zhvillohet sot në fshatin Fortesë të Rahovecit, me fillim nga ora 13:00.
Ai e humbi jetën të hënën, si pasojë e një aksidenti tragjik në Zvicër.
Vogëlushi u godit për vdekje nga një furgon në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.
“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Popaj, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë e durim për të përballuar këtë dhimbje të rëndë. U prehtë në paqe engjëlli i vogël!”, thuhet në postimin e publikuar në faqen e fshatit Fortesë, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka raportuar edhe Klankosova.tv.
Katërvjeçari shqiptar vdes pasi u godit nga një furgon në Zvicër
The post Katërvjeçari që u godit për vdekje nga një automjet në Zvicër, varroset sot në Fortesë të Rahovecit appeared first on Klan Kosova.