Katër persona janë arrestuar sot rreth orës 01:00 në Fushë-Kosovë, vetëm pak minuta pasi grabitën një burrë në rrugën “Nëna Terezë”.
Sipas Policisë, të dyshuarit me inicialet D.R., 21 vjeç, E.S., 23 vjeç, R.B., 24 vjeç, dhe F.Sh., 21 vjeç, përdorën sprej për ta ndaluar viktimën dhe me forcë i morën një çantë me para, transmeton Klankosova.tv.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale dhe vendimit të Prokurorit të Shtetit, katër të rinjtë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
The post Katër të rinj arrestohen për grabitje me sprej në Fushë-Kosovë appeared first on Klan Kosova.