E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizKatër të lënduar nga aksidenti zinxhiror në magjistralen Prishtinë-Pejë, tetë automjete të...

Katër të lënduar nga aksidenti zinxhiror në magjistralen Prishtinë-Pejë, tetë automjete të përfshira (VIDEO)

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes tetë automjeteve në  rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Vragoli.

Për Klankosova.tv këtë e bëri të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

Për të njëjtin rast Klankosova.tv ka raportuar më herët me pamje nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli)”.

“Siç njofton njësia e trafiku nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë tetë automjete (aksident zinxhiror)”.

“Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore kanë bërë shikimin e  vendit të ngjarjes dhe janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT