Katër të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Prishtinë

Aksident te Qendra e Studentëve në Prishtinë, s’dihet për të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes tri veturave në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Xheladin Rekaliu në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë janë lënduar katër persona”, tha Pllana.

Aksident te Qendra e Studentëve në Prishtinë, s’dihet për të lënduar

The post Katër të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.