E enjte, 7 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeKatër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në rrugën Lipjan-Shtime

Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në rrugën Lipjan-Shtime

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Lipjan-Shtime.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Lipjan‐Shtime, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

Tutje, ajo u shpreh se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

The post Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në rrugën Lipjan-Shtime appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT