Katër të lënduar në një aksident në Shupkovc të Mitrovicës

Katër të lënduar në një aksident në Shupkovc të Mitrovicës

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti, të lënduar kanë mbetur katër persona.

“Sot rreth orës 15:47 është raportuar për një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy vetura, të lënduar janë katër persona, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku pas marrjes së tretmanit, janë liruar në shtëpi”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv

The post Katër të lënduar në një aksident në Shupkovc të Mitrovicës appeared first on Klan Kosova.