Friday, March 27, 2026
spot_img
HomeLajmeKatër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen

Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen

Katër shqiptarë që u ndaluan në Serbi pritet të lirohen menjëherë, bëri të ditur kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në “Facebook”.

Sipas autoriteteve serbe, të ndaluarit “kanë nxitur urrejtje kombëtare” përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Të ndaluarit janë identifikuar me inicialet: A. S., 37 vjeç; E. V., 42 vjeç; E. G., 48 vjeç; dhe A. C., 18 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT