Hana Selimi, Besnik Tahiri, Vullnet Krasniqi dhe Agan Hajdarhoxha janë ekipi i Klan Kosovës që do të mbulojë katër komuna në pjesën veriore të vendit.
Nga Mitrovica e deri në Vushtrri, ky ekip do të mbulojë gjatë gjithë ditës së nesërme procesin zgjedhor.
Gazetarja Selimi njoftoi se LVV e përmbylli fushatën në Mitrovicë, ku tha se nuk munguan edhe ofendimet.
“Ofendimet kanë qenë kundrejt kandidatit të PDK-së, të cilin kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e quajti ‘gomë rezervë’ dhe ‘bandash’ Arian Tahirin”, deklaroi gazetarja.
Ndërkaq, Besnik Tahiri tha se Kurti ka qëndruar më së shumti në Mitrovicë gjatë kësaj periudhe parazgjedhore.
“Kurti e ka shumë të rëndësishme Mitrovicën, sepse e kemi një urë që qeveria e ka proklamuar shumë, por për çudi ajo urë nuk paska ndriçim”, tha Tahiri.
Krasniqi ndërkaq tha se në Vushtrri pritet një garë e fortë.
“Do të raportojmë për gjithçka çka ndodhë atje gjatë ditës së nesërme”, u shpreh gazetari.
Ai tha se bashkë me Aganin do të raportojnë diku për festë, e diku jo. /Klankosova.tv
The post Katër ekipe të Klanit mbulojnë veriun e jugun e Ibrit: “Ura e re, pa ndriçim” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.