Paris Guri, deputeti më i ri nga radhët e LDK-së, në “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Lëvizja Vetëvendosje po tenton ta fsheh marrëveshjen me Listën Serbe.
Ai tha që katër deputetë të Listës Serbe në votim të fshehtë do të votojnë për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit.
Tutje, Guri dha edhe opinionin e tij për votimin e fshehtë, duke theksuar se do të jetë transparent ndaj votuesve të tij.
“Opinioni im, dhe kam qenë ndër të parët brenda, që kam thënë edhe nëse Gjykata Kushtetuese e jep lejen për me u votu fshehtë, unë kam thënë edhe nëse vendosni me votu fshehtë, unë kam thënë që votën time kam me plotësu në bankën time dhe me ia tregu medieve”, tha Guri.,
Ndër tjerash, Guri tha se të rinjve sot iu ka humb besimi për politikë dhe nuk e dinë as kush është president.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
The post Katër deputetë të Listës Serbe votojnë për, Guri: Duan t’i fshehin marrëveshjet me Listën Serbe (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.