Kate Moss fotografohet në gjendje jo të mirë në Paris – supermodelja e lodhur dhe e dehur mbahet te krahët e një shoku në mbrëmje

Kate Moss fotografohet në gjendje jo të mirë në Paris - supermodelja e lodhur dhe e dehur mbahet te krahët e një shoku në mbrëmje

Kate Moss është bërë sërish kryefjalë e mediave, pasi është kapur nga paparacët në një gjendje shqetësuese gjatë Javës së Modës në Paris.

50-vjeçarja, e lodhur dhe me pamje të rraskapitur, u pa duke u mbështetur tek një mik për të dalë nga një klub nate, ndërsa shoqëria e saj e çoi me nxitim në hotel, për ta larguar nga blicat e kamerave.


Fotot bënë menjëherë xhiron e rrjetit dhe ndezën thashethemet: a po kthehet Kate tek demonët e së kaluarës? Ndërsa disa mendojnë se bëhet fjalë vetëm për një natë të gjatë argëtimi, shumë të tjerë nuk ngurrojnë të kujtojnë historinë e saj të turbullt me drogën dhe alkoolin.

Foto: Profimedia

Nuk është hera e parë që Moss përballet me akuza të tilla. Kujtojmë vitin 2005, kur tabloidet britanike publikuan foto të saj duke konsumuar kokainë – një skandal që tronditi industrinë e modës dhe i kushtoi kontratat me gjigantë si ‘Chanel’, ‘Burberry’ dhe ‘H&M’. Megjithëse akuzat u rrëzuan për mungesë provash, imazhi i saj u njollos rëndë.

Në intervista të mëvonshme, Moss pranoi se kishte luftuar me varësinë për vite të tëra, duke kaluar periudha të vështira, por edhe momente të kthjellta – madje një periudhë prej 18 muajsh në abstenim total. Megjithatë, çdo shfaqje e saj e dyshimtë mjafton për të ndezur alarmin se ajo mund të rikthehet tek zakonet e vjetra.

Foto: Profimedia

Pamjet e fundit nga Parisi duken sikur kanë rikthyer pikërisht këtë frikë. Një ikonë e modës e kthyer në një figurë kontradiktore – Kate Moss mbetet në qendër të vëmendjes, jo vetëm për stilin e saj, por edhe për hijet e së kaluarës që duket se e ndjekin kudo. /Telegrafi/

Foto: Profimedia