Kate Hudson rikthen magjinë e fustanit legjendar nga “How to Lose a Guy in 10 Days” në festën e Emmy Awards

Kate Hudson rikthen magjinë e fustanit legjendar nga “How to Lose a Guy in 10 Days” në festën e Emmy Awards

Kate Hudson i bëri fansat nostalgjikë këtë fundjavë në Los Angeles, duke shfaqur një dukje që solli ndër mend njërën prej roleve të saj më të dashura.

Aktorja 46-vjeçare mori pjesë në eventin e nominimeve për çmimet Emmy të organizuar nga Warner Bros.


Television Group, ku mahniti me një fustan të verdhë sateni, i ngjashëm me atë që veshi në filmin kult të vitit 2003 How to Lose a Guy in 10 Days, shkruan DailyMail.

Hudson shkëlqeu në tapetin e kuq me flokët bjonde të lëshuara në onde elegante, grim të lehtë e rrezatues dhe aksesorë minimalë që e lanë veshjen në qendër të vëmendjes.

Kombinimi i thjeshtë, por magjepsës, u përshëndet menjëherë nga fansat që e kujtojnë fustanin e famshëm të personazhit të saj, Andie Anderson, përballë Matthew McConaughey.

Aktorja ka pranuar më herët se nuk e di se ku ndodhet fustani origjinal, duke thënë me humor për Entertainment Tonight se “me siguri Paramount e ka diku”.

Megjithatë, rikthimi i pamjes ikonike ka ringjallur diskutimet për një vazhdim të mundshëm të filmit, diçka që si Hudson ashtu edhe McConaughey e kanë lënë të hapur, me kusht që skenari të jetë “plotësisht i saktë”.

Së fundmi, Hudson ka qenë aktive edhe në projekte të reja. Ajo u shfaq këtë vit në serialin komik sportiv të Netflix, Running Point, i krijuar nga Mindy Kaling, i cili tashmë është rinovuar për një sezon të dytë.

Përveç karrierës, aktorja po gëzon një jetë të lumtur familjare me partnerin Danny Fujikawa dhe vajzën e tyre, Rani, ndërsa mbetet edhe nënë e dy djemve, Bingham dhe Ryder.

Pamja e saj në festën e Emmy-t, ku kujtoi një nga momentet më të paharrueshme të karrierës, konfirmoi edhe një herë statusin e saj si ikonë e elegancës dhe kinemasë romantike. /Telegrafi/