E mërkurë, 4 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeKatastrofë në Nigeri: Mbi 200 të vdekur nga përmbytjet në Mokwa, 500...

Katastrofë në Nigeri: Mbi 200 të vdekur nga përmbytjet në Mokwa, 500 ende të zhdukur

Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën dhe rreth 500 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese që goditën qytetin Mokwa në shtetin qendror të Nigerit në Nigeri, të enjten, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyrtari lokal Musa Kimboku tha për BBC-në se përpjekjet e shpëtimit janë ndërprerë, pasi autoritetet nuk besojnë se ka më të mbijetuar. Përmbytjet, të cilësuara si më të këqijat në 60 vitet e fundit, goditën zonat Tiffin Maza dhe Anguwan Hausawa pas reshjeve të rrëmbyeshme.

Kreu i distriktit të Mokwa-s, Muhammadu Aliyu, bëri të ditur se së shpejti do të fillojë zhvarrosja e kufomave të mbuluara nga dheu, për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.

Banorët e tronditur kanë rrëfyer për BBC skenat tragjike. Adamu Yusuf tha se humbi gruan dhe foshnjën e porsalindur, ndërsa Saliu Sulaiman tregoi se humbi shtëpinë dhe mbi 1,500 dollarë nga fitimet e biznesit të tij.

Disa dëshmitarë besojnë se përmbytjet u përkeqësuan nga shpërthimi i një dige aty pranë, por autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar këtë.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave (Nema) ka nisur shpërndarjen e ndihmave për të prekurit nga kjo fatkeqësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT