Pas njoftimit të planit të paqes së Donald Trump në Uashington, një numër vendesh arabe dhe islame e mbështetën atë fuqishëm.
Kjo ndodhi pavarësisht pretendimeve se Benjamin Netanyahu kishte bërë ndryshime në minutën e fundit, duke e bërë versionin e publikuar të ndryshëm nga ai që këto vende kishin rënë dakord.
Tani, Katar, Egjipt dhe Turqi kanë bërë thirrje që Hamasi t’i japë një përgjigje pozitive propozimit të Trumpit, sipas një raporti të Axios, raporton Skynews, transmeton Sinjali.
Raporti citon dy burime me njohuri për bisedimet.
Të tre vendet kanë vepruar si ndërmjetës për Hamasin gjatë bisedimeve dhe kanë një ndikim të caktuar mbi këtë grup militant.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!