E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeKastrati: Me nënkalim u zgjidh problemi i trafikut – 9 milionët e...

Kastrati: Me nënkalim u zgjidh problemi i trafikut – 9 milionët e investuara rikthehen pas një kohe

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka thënë se super-nënkalimi që u lëshua për qarkullim sonte në këtë komunë i merr pothuajse të gjitha drejtimet që shpien në autostradë.

Kastrati tha se e kanë planifikuar që përmes nënkalimit të zgjidhen problemet e trafikut që sipas tij, kanë qenë një sfidë përpara se të implementohej ky projekt.

“Tashmë i kemi zgjidhur problemet në trafik por edhe të këmbësorëve përmes nënkalimit që e kemi ndërtuar. Ky projekt është i ndërtuar tërësisht me mjete të komunës, asnjë ndihmë nga askush s’e kemi marrë”.

“Është i vetmi projekt kapital që shumën e investuar e rikthen pas një kohe pasi përveç nënkalimit i kemi edhe parkingjet nëntokësore e që të hyrat që i sigurojmë nga ky parking, për 10 deri në 15 vjet të gjitha paratë e investuara i rikthejmë”, tha Kastrati në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se projekti i nënkalimit bashkë me parkingjet nëntokësore është një prej më të mëdhenjve në historinë e komunës së Malishevës, teksa bëri të ditur se vlera e këtij projekti është rreth 9 milionë euro.

“Ky projekt është një prej më të mëdhenjve në historinë e komunës së Malishevës. Në fillim kemi pasur shumë sfida, pasi është dashur që t’i lirojmë hapësirat publike mirëpo ky problem është zgjidhur dhe po ecim përpara dhe t’ia mundësojmë qytetarëve që të lëvizin më lirë dhe më mirë”.

“Vlera e këtij projekti është diku rreth 9 milionë euro. Përveç parkingjeve nëntokësore, Sheshit të Dëshmorëve, ne i kemi ndërtuar edhe tre rrathë ku inkorporohen si hyrja në Malishevë ashtu edhe dalja”, tha ai.

 

The post Kastrati: Me nënkalim u zgjidh problemi i trafikut – 9 milionët e investuara rikthehen pas një kohe appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT