Tuesday, February 24, 2026
spot_img
HomeLajmeKastrati: Haradinaj, i kompletuar për president, por s’ka vota – të propozohet...

Kastrati: Haradinaj, i kompletuar për president, por s’ka vota – të propozohet dikush nga Jasharët (VIDEO)

Profesori universitar, Ardian Kastrati, në DPT te Fidani në Klan Kosova, ka thënë se Ramush Haradinaj është kandidati i kompletuar për President.

Megjithatë, ai tha se i njëjti nuk i merr votat e nevojshme në Kuvend.

“PDK ta propozojë një emër të vetin, dhe më i miri ndër ta, i pa konkurrencë, do të ishte Enver Hoxhaj. I kompletuar në marrëdhëniet ndërkombëtare. Por, a i merr votat? Nuk i merr. Te AAK-ja, pakontestueshëm Ramush Haradinaj. Por a i merr votat? Nuk i merr! Nuk e besoj që LVV e voton Ramush Haradinajn, me lidhjet që i ka në Pentagon, Kongres e Senat të ShBA-së, si dhe simbolikën historike me UÇK-në. Dhe te LDK-ja, ku e di unë, Kujtim Shala apo ku ta di unë. Por, cilindo që këta e propozojnë, nuk i merr votat nga LVV. Prandaj jemi në bllok”, tha Kastrati.

Ai tha se meqë LVV-ja nuk e voton asnjërin nga këta kandidatë, opozita do të duhej të dalë e ta propozojë dikë nga familja Jashari.

“Cila është alternativa? A po e doni Vjosën? Jo! Atëherë po shkojmë në zgjedhje. Jo, s’po duam as zgjedhje! Atëherë dil vetë dhe propozo Bekim Jasharin ose këdo nga familja Jashari. Dil propozoje si opozitë”, tha Ardian Kastrati.

Ndiqeni deklarimin e tij të plotë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT