Karateistet e Kosovës kanë shënuar një rezultat goxha të mirë në Kampionatin Ballkanik.
Ata në Budva të Malit të Zi, zunë vendin e tretë.
Dy medalje të bronzta në individual edhe një në ekipore, është bilanci i suksesit të Kombëtares së Kosovës.
Fortesa Orana dhe Diellza Mahalla fituan medaljet në kategorinë 68+ kg. Në të njëjtën kategori, Diellza Sejdijaj u rendit e pesta.
Në ekipore, medaljen e bronztë e fituan sërish vajzat, ndërsa djemtë u renditën në vendin e pestë.
The post Karateistet e Kosovës zënë vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik appeared first on Klan Kosova.