“Karakter i veçantë, si në filmat e Rambos” – diplomati britanik flet për takimin me Haradinajn më 1999

“Karakter i veçantë, si në filmat e Rambos” - diplomati britanik flet për takimin me Haradinajn më 1999

Diplomati britanik John Stewart Duncan gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka folur për një takim të 17 qershorit 1999 me anëtarët e UÇK-së.

Duncan përmendi se në këtë takim vinte era luftë, barut e tym gjë që i kishte lënë mbresa.


Ai përmendi se në takim i pranishëm ishte edhe Ramush Haradinaj.

Avokatja mbrojtëse e Thaçit e pyeti konkretisht nëse e mbante mend si ishte veshur Haradinaj.

Duncan theksoi se Haradinaj ishte një karakter i veçantë.

“Ramushi është karakter i veçantë. Ishte si në filmat e Rambos kishte një emblemë në krah, të binte në sy si personazh, fliste kogja i dëgjohej zëri shpesh”, tha diplomati britanik i cili në kohën e luftës në Kosovë kishte shërbyer si këshilltar politik i gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark.

Pastaj u pyet nga avokatja se si e kishte kuptuar UÇK-në në përgjithësi pas këtij takimi.

“Thjeshtë përforcova atë që më kishte thënë gjeneral Çeku që këta janë aktorët kryesorë dhe duhej përfshirë në negociata. Kishim probleme me gjuhën sepse shumë pak flisnin anglisht, Haradinaj fliste pak. Ishte shumë e qartë që me këta persona duhej të flisnim ne”, tha Duncan. /Telegrafi/