Kandidati i vetëm i pavarur që garoi në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fatmir Bytyqi ka arritur të marrë 110 vota.
Ky rezultat figuron në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tash kur janë numëruar 90.41 e vendvotimeve.
Sipas faqes së KQZ-së, deri më tani janë numëruar 2290 nga 2533 vendvotime të kandidatëve për deputetë.
Ndërkohë që tashmë janë numëruar 100 përqind e vendvotimeve sa i përket partive politike.
Bazuar në rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.80 për qind të votave, ose 342 mijë e 281 vota gjithsej.
Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 22.03 për qind, apo 184 mijë e 811 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 17.63 për qind të votave, ose gjithsej 147 mijë e 888 vota.
Ndërsa AAK me partnerët e koalicionit numërojnë 7.46 për qind të votave, apo 62 mijë e 588 vota gjithsej.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>