Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orëve të mesditës në fshatin Madanaj të Gjakovës, ku një stallë është përfshirë nga flakët, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë, objekti që u përfshi nga zjarri ishte një stallë pa bagëti brenda.
“Sot, rreth orëve të mesditës, në fshatin Madanaj është raportuar një rast zjarri ku një shtallë (stallë) pa bagëti është përfshirë nga flakët. Njësitet e Brigadës së Zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në objektet përreth. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar dhe as bagëti brenda objektit”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


