E premte, 1 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeKapet sasi e madhe e drogës në Ferizaj, arrestohet dy të rinj...

Kapet sasi e madhe e drogës në Ferizaj, arrestohet dy të rinj (VIDEO)

Sasi të mëdha të drogës janë kapur ditën e djeshme në qytetin e Ferizajt.

Policia ka arritur që t’i arrestojë dy të rinj.

Lidhur me operacionin policor, detaje ka dhënë korrespodentja e Klan Kosovës Qliresa Hasani.

Ajo në emisionin e mëngjesit “Ora 7” deklaroi se sasia e marihuanës është gjetur në formë të cigares.

“Gjithashtu është sekuestruar edhe një telefon dhe vetura e tipit Audi A3. Të dy janë intervistuar në prani të avokatëve dhe ndaj tyre me urdhër të prokurorit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Hasani.

The post Kapet sasi e madhe e drogës në Ferizaj, arrestohet dy të rinj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT