Të shtunën në mesnatë, policia në Ferizaj ishte informuar se një person i dyshuar po mban me vete një armë zjarri dhe një sprej.
Policia ka njoftuar se është aktivizuar menjëherë, ku dhe ka ndaluar personin e dyshuar, një të mitur 14-vjeçar, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kontrollit, tek i mituri është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pa fishekë) dhe një prej.
Sipas policisë, i mituri është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj nga njësia e hetimeve. Në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar për të mitur, 14-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe spreji janë konfiskuar.
The post Kapet një 14-vjeçar në Ferizaj, posedonte armë zjarri dhe sprej appeared first on Klan Kosova.