E hënë, 2 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeKapet në Kukës me mbi 14 mijë euro të padeklaruara, procedohet një...

Kapet në Kukës me mbi 14 mijë euro të padeklaruara, procedohet një 22-vjeçar nga Prishtina

Një i ri nga Prishtina është ndaluar nga policia kufitare në Kukës, pasi dyshohet se tentoi të kalojë kufirin pa deklaruar një shumë të konsiderueshme parash, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kukësit njoftoi se gjatë një kontrolli fizik ndaj 22-vjeçarit A. M., i janë gjetur 14,300 euro të cilat nuk ishin deklaruar sipas rregullave të detyrueshme doganore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 22 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Procedurat hetimore janë në vijim, ndërkohë që policia apelon për respektimin e detyrimeve ligjore në rastet e kalimit të kufirit me sasi të mëdha parash.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT