Mbrëmë rreth orës 22:15 në fshatin Bob të Kaçanikt, policia ka arrestuar një person të kërkuar 24-vjeçar, me inicialet K.Ç.
Sipas njoftimit të policisë, ai ishte i dënuar me tetë muaj burim efektiv për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës “.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.
The post Kapet në Kaçanik i dënuari me 8 muaj burgim për armëmbajtje pa leje appeared first on Klan Kosova.